Mbetjet e raketës hapsinore kineze që u kthyen në tokë kanë rënë në Oqeanin Indian pranë ishujve Maldive, sipas mediave shtetërore kineze, raporton Reuters.
Raketa u lëshua në 29 prill si pjesë e një misioni për të ngritur një stacion të ri hapsinor kinez. Pajisjest që ndihmuan nisjen e raketës dhe kalimin e atmosferës ranë sërish në tokë dhe pjesa më e madhe e tyre u shpërbënë në atmosferë.
Megjithatë, pjesa e bërthamës së raketës që ishte rreth 18 ton, u paralajmërua se do të binte në mënyrë të pakontrolluar në Tokë, nga autoritetet kineze.
Zona ku mbetjet e raketës mund të binin ishte që nga Nju Jork, Madrid ose Pekin në veri e deri në Kili ose Zelandën e Re në jug. Ky fakt shtoi spekulimet për vendet e mundshme ku mund të godisnin mbetjet dhe shtuan shqetësimet se ato mund të shkaktonin dëme.
Rezulton se objektet kanë kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00. Rreth orës 3:30 ato ranë në Oqeanin Indian.