Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 2 112 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 97 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 97 675 raste.
Mbeten 6 559 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 1 rast (52 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Skënderaj 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (51 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 442 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 208 pacientë kanë humbur jetën.