Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kujtoi të hënën Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se vendi është duke zbatuar reformën në drejtësi, reformë e cila do të garantojë një gjyqësor të pavarur.
“Padyshim që sot ndihemi shumë mirë, që reforma në Drejtësi ka arritur rezultate shumë të mira dhe ja kemi dalë të ndërtojmë sistemin e ri te drejtësisë.”, shkruan ajo.
Gjithashtu Gjykata e Lartë ka uruar të gjithë punonjësit e drejtësisë në këtë ditë.
“Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, sot mund të themi se besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon.”, shkruan GJL në një njoftim për shtyp.
Më herët, kreu i ILD, Artur Metani uroi të gjithë gjyqtarët e prokurorët.