Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se Shqipëria do të ngelet në udhëkryq me Taulant Ballën dhe kryeministrin Edi Rama.
“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq.
Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroines”, shkruan Bardhi duke ndarë repartin e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
Ai theksoi se “beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin”