Partia Demokratike do të mbledh më datën 16 maj, në orën 17:00, Kryesinë e Partisë. Pas dy orësh, në 19:00 nga fillimi i mbledhjes së kryesisë, PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar.
Në këto mbledhje do të diskutohet për: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II, shkruhet në njoftimin e PD-së për anëtarët e kryesisë.