Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë Kosovën të enjten ku do të takohet me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.
Në një intervistë për Telegrafin, Pahor tha se ai do të flasë me Osmanin në lidhje me samitin e Procesit Brdo-Brijuni, i vendosur të mbahet më 17 maj.
Samiti vjetor synon të mbështesë integrimin evropian dhe stabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke forcuar dialogun politik, bashkëpunimin rajonal, vendosjen e besimit të ndërsjellë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe rajonale.
I pyetur në lidhje me dokumentat jozyrtare të botuara nga media sllovene që sugjerojnë rivendosjen e kufijve ballkanikë, Pahor theksoj se idetë mbi ndryshimet e kufijve janë “të papranueshme”.
“Më lejoni ta them qartë se unë nuk mbështes idetë për ndryshimet e kufijve në rajon, sepse kjo kurrë nuk përfundoi në një mënyrë paqësore në rajon,” citoi Telegrafi, Pahorin.