Të enjten rinisin fluturimet direkte nga Izraeli drejt Shqipërisë, sipas një njoftimi në rrjetin Facebook të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
“Fluturimi i parë do të niset sot në orën 17:30 nga Tel Aviv drejt Tiranës, duke hapur në këtë mënyrë sezonin turistik midis dy vendeve,” shkruhet në njoftim.
Njëkohësisht thuhet se fluturimet e Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit drejt Aeroportit Nënë Tereza parashikohen të vazhdojnë deri në tetor 2021.
Fluturimet zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të zhvillohen tre herë në javë.