Në muajin maj do të nisë prishja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një konferencë me policinë dhe Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT, për krimet mjedisore.
“Niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Pa asnjë tolerancë. Njerëzit që janë aty 25 nvjet mund të vazhdojnë të bëjnë ato shërbime”, u shpreh Rama.
“Policia të fillojë nga zonat turistike, nga zonat e mbrojtura, nga zonat trashëgimi kulturore, nga qytetet”, shtoi Rama.
Rama u shpreh se bizneset që ndërtojnë pa leje do të paguajnë vetë edhe kostot e pastrimit. Ai i kërkoi policisë të kontrollojë vijën brengdetare për ndërtime pa leje nga bizneset, dhe jo zonat rurale.