49 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
49 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 1 835  mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 49 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 99.097  raste.

Mbeten 5 486 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat:Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 803  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 220 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>