Lituania do të dhurojë 200,000 doza të vaksinave të koronavirusit për Ukrainë, Gjeorgjinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë dhe Moldavinë, sipas Politico.eu.
Deri në shtator, 100,000 doza vaksinash do të shkojnë në Ukrainë, 15,000 në Gjeorgji dhe 11,000 në Moldavi. Pjesa e mbetur nuk është vendosur ende por “do të shqyrtohet në të ardhmen e afërt”, ka thënë qeveria lituaneze, sipas Politico.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshendeti vendimin e Lituanisë, në Twitter, duke shtuar se “BE qëndron pranë miqve dhe partnerëve të saj të Partneritetit Lindor”.