Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 3 377 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 71 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 99 628 raste.
Mbeten 5 061 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 106 914 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 225 pacientë kanë humbur jetën.