SHBA japin 80 milionë vaksina AstraZeneca për vendet e botës

Nga Exit News
SHBA japin 80 milionë vaksina AstraZeneca për vendet e botës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA do të shperndajnë 80 milionë vaksina për vendet e tjera deri në fund të qershorit, 20 milion vaksina më shumë se sa parashikimi i mëparshëm.

“Programi ynë i vaksinimit ka udhëhequr botën dhe sot ne po bëjmë një hap plus për të ndihmuar botën,” tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, të henën, sipas NBC News.

Vaksinat do të jenë AstraZeneca, dhe shpërndarja do të filloj javën e ardhshme. Është e paqartë se cilat vende do të marrin dozat. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se administrata do të njoftojë në ditët në vijim rreth mënyrës se si dhe ku do të dërgohen vaksinat.

Vaksinat Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson janë aprovuar për përdorim në SHBA, ndërsa AstraZeneca jo. Në Mars, ShBA ndau 4 milion doza të rezervave të saj AstraZeneca me Meksikë dhe Kanada.

Ekspertët kanë paralajmëruar se pabarazia globale e vaksinimit mund të zgjasë pandeminë nëse koronavirusi vazhdon të mutojë, gjë që mund ta bëjë atë më infektues dhe rezistent ndaj vaksinave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>