Gjykata Kushtetuese i ka bërë thirrje partive politike të pranojnë vendimet e dhëna prej saj. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen, shkruhen në njoftimin për shtyp të GjK.
Gjykata njoftoi se për 5 muaj ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare.
Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve. Në njoftim shkruhet se vendimarrja e Gjykatës “është dëshmi e një procesi mendimesh e qëndrimesh të gjyqtarëve kushtetues”.
Gjykata do të shqyrtojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me shumë gjasa vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta.