23 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në vend.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vend u kryen 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç.
Statistika (20 Maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 629
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,093
Testime totale 688,709
Raste pozitive 132,118
Raste të shëruara 127,869
Raste Aktive 1,809
Humbje jete 2,440
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1254
Korçë 136
Shkodër 106
Vlorë 53
Elbasan 48
Lezhë 46
Fier 44
Gjirokastër 42
Berat 42
Durrës 24
Kukës 13
Dibër 1