Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për respektim të pakicave kombëtare.
“Pakicat kombëtare duhet të respektohen maksimalisht. Duhet të mos nxisim konflikte fetare dhe etnike”, u shpreh Meta në një aktivitet të organizuar në Presidencë, me rastin Ditës Botërore të Diversitetit, 21 maj.
Ai kërkoi përfshirjen e pakicave kombëtare në institucionet e vendit.
“Shqipëria është një shembull për botën e për tolerancën fetare. Pakicat kanë të drejtë të shprehin kulturën dhe gjuhën e tyre amtare”, shtoi Meta.
Ai tha se e vetmja mënyrë për të ecur përpara në Ballkan është respektimi i pakicave kombëtare.