Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka paralajmëruar shyqrtimin e çështjeve “të rëndësishme” në Gjykatën Kushtetuese në një reagim të sajin në Twitter lidhur me Reformën në Drejtësi.
Duke marrë shkasë nga njoftimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese mbi punën e saj pasi u bë funksionale, Kim ka theksuar se “reforma në drejtësi është e vërtetë”.
Gjykata njoftoi se për 5 muaj ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare.
Ambasadorja amerikane ka shkruar se “çështje të rëndësishme janë duke ardhur”
Gjykata Kushtetuese ende pritet të shqyrtojë disa çështje që kanë patur interes të gjerë publik si ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me shumë gjasa vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta.