Doza e dytë e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 nuk duhet t’i jepet askujt që ka pasur mpiksje gjaku pasi ka marrë dozën e parë, tha rregullatori i barnave për Evropën të premten.
Rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) erdhën pas rishikimit të rasteve të mpiksjes së gjakut tek personat e vaksinuar me vaksinën e AstraZeneca dhe të Johnson & Johnson.
EMA ka shqyrtuar mpiksjet në bark dhe tru që nga marsi dhe që atëherë ka rekomanduar që të dy etiketat e vaksinave të mbajnë një paralajmërim për çështjet e mpiksjes së gjakut duke theksuar se përfitimet e tyre të përgjithshme tejkalojnë çdo rrezik.
EMA gjithashtu tha se pacientët duhet të monitorohen për shenja të mpiksjes së gjakut ose trombociteve të ulëta brenda tre javësh nga marrja e dozës së parë të vaksinës së AstraZeneca, raporton Reuters.