Në Shqipëri kanë mbërritur të dielën 60 mijë doza të vaksinës së Sinovac kundër COVID-19.
Kjo e çon numrin total të vaksinave që kanë mbërritur në vend në mbi 830 mijë.
Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dozat që kanë mbërritur sot do të përdoren për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.
Deri tani në Shqipëri janë kryer 712,446 vaksinime ndaj COVID-19.
240,709 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Manastirliu njoftoi se aktualisht është duke u vaksinuar grupmosha mbi 60 vjeç dhe punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e hoteleve. Më herët janë vaksinuar mjekët, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e mediave.
Vaksinimi në grupet e rrezikuara do të vijojë me punonjësit e transportit publik tha ministrja e cila e përshkroi si të normalizuar situatën epidemiologjike.
Manastirliu shtoi se nesër pritet të vijnë në vend 14040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në fund të muajt 40 mijë doza të AstraZeneca.