Familjarët e Aleks Nikës, njërit prej katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011, kanë paditur shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.
Lajmi u bë i ditur të dielën nga mediat në vend pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar informacion në lidhje me procesin e hetimeve që është zhvilluar në vend.
Familjarët akuzojnë Shqipërinë për hetime joefektive për zbardhjen e ngjarjes dhe mungesë trasparence.
36 vjeçari Nika nga Lezha, u plagos rëndë më 21 janar dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi, ku u dërgua për kurim.
Cështja e tij ende gjendet nën hetim, pasi prokuroria nuk ka arritur të identifikojë armën nga e cila u qëllua plumbi që i mori jetën.
Sipas të njëjtit raport, avokatja e shtetit Enkelejda Muçaj, i ka kërkuar informacion Sekretarit te Përgjitshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.