AstraZeneca pranon trajtimin preferencial ndaj Britanisë

Nga Exit News
AstraZeneca pranon trajtimin preferencial ndaj Britanisë

Kreu i kompanisë suedeze AstraZeneca, Pascal Soriot, pranoi të shtunën se Britania ishte trajtuar me përparësi në furnizimin me vaksina.

Ai deklaroi për Financial Times se kjo ishte pjesë e një marrëveshje për kthimin e investimit me Universitetin e Oksfordit, i cili zhvilloi vaksinën.

Deklarata vjen në një kohë që kompania ka dy padi në ngarkim të saj nga Bashkimi Evropian, për shkak të pamundësisë së dorëzimit të vaksinave në sasinë dhe afatet e dakordësuara.

Duke folur për padinë, Soriot tha se kompania kishte dorëzuar më pak doza në Evropë, por ka shpërndarë mbi 400 milion doza në të gjithë botën duke “shpëtuar dhjetëra mijëra jetë ”.

Ai shtoi se vaksiana AstraZeneca, reputacioni i së  cilës u prek pak muaj më parë për shkak të rasteve të raportuara të mpiksjeve fatale të gjakut, ka të njëjtin nivel mbrojtje si vaksinat e tjera të miratuara nga EMA.

Ajo ndoshta ofron një mbrojtje më të pakët vetëm në lidhje me variantin e ri indian të Covid-19 sipas Soriot.

Duke folur për kritikat ai tha se “të kritikohesh çdo ditë, herë kritika të ndershme, herë nga gjeneralët e kolltukëve që kanë mendime për gjithçka, është me të vërtetë zhgënjyese,”.

Por, pavarëishst kritikave, kompania AstraZeneca ka një të ardhme sepse bota ka nevojë për të, përfundoi Soriot.

Por, pavarësisht kritikave, kompania AstraZeneca ka një të ardhme sepse bota ka nevojë për të, përfundoi Soriot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>