Viola Hima u emërua drejtoreshë e Hipotekës së Durrësit, pas dorëheqjes së drejtorit Rezart Elmazi. Hima, më parë ka qënë drejtore e hipotekës së Vlorës, ku ndenji vetëm 3 ditë në punë, u emërua të premten, më 29 maj dhe u dorëhoq të hënën në 1 qershor, 2020.
Hima ishte drejtuesja e gjashtë e dorëhequr nga ky post drejtues në 9 muajt e fundit të 2020 dhe e 14-ta që prej vitit 2013.
Hipoteka e Durrësit ka qënë objekt i disa hetimeve për grabitjen e pronave në bregdet.