Gjykata vendos që uji në Tiranë në 2017 ishte i papijshëm

Nga Exit News
Gjykata vendos që uji në Tiranë në 2017 ishte i papijshëm

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të hënën se analizat e ujit të UKT në vitet kur u ngrit padia, 2016-2017, ishin kryer në laborator që nuk respektonin parametrat për cilësinë e ujit.

“Qendra Res Publika” dhe shoqata “Impetus” iu drejtuan gjykatës së Tiranës në 2017 për të detyruar UKT të kryerjë të gjitha analizat për të garantuar cilësinë e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës, sipas standardeve të vendosura me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në padi denoncohej fakti që analizat mikrobiologjikë apo kimikë bëheshin nga një laborator i pa akredituar.

Si rrjedhim, në zona të ndryshme të Tiranës, niveli i escherichia colit, streptococci faecal dhe klorit rezultonin mbi normën e lejuar.

Gjykata urdhëroi UKT sh.a. të monitorojë dhe të analizojë të gjitha parametrat e ujit të pijshëm në Tiranë.

Po ashtu ajo duhet t’i dërgojë rezultatet pranë Institutit të Shëndetit Publik, për të përcaktuar masat që duhet të merren për të përmirësimin cilësisë së ujit.

Njëkohësisht, ajo duhet të raportojë periodikisht pranë Qendrës “Res Publika” dhe shoqatës“Impetus”si rezultatet dhe masat për përmirësimin e cilësisë së ujit.

“Tashmë kemi dhe një vendim gjykate e cila pranon dhe zyrtarizon se uji i pishën nuk ka qenë në parametrat e duhura në Tiranë dhe me shumë gjasa nuk është as sot,” u shoreh avokati Dorian Matlija i Qendrës “Res Publika”.

Ai shtoi se shpreson që vendimi të përmirësojë jo vetëm cilësinë e ujit, por edhe të vendimmarrjes në kryeqytet.

Vetëm javën e kaluar Exit raportoi se UKT hasi probleme me liçencimin vitin e kaluar për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare.

Në shkrim u evidentua se UKT, në faqen web të saj, pretendonse cilësia e ujit monitorohet përmes analizave të përditshme, por asnjë raport i këtyre analizave nuk gjendet i publikuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>