Aeroporti i Rinasit hedh poshtë akuzat e policisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës hodhi poshtë akuzat e Policisë së Shtetit se nuk është njoftuar në kohë nga rojet e aeroportit për grabitjen e parave më 30 qershor.

Në nje konferencë për shtyp, Arlinda Çausholli, Drejtoresha e Komunikimit në TIA, tha se policia është njoftuar kur makina e krimit ishte ende në aeroport. “Theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë prezentë në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja”, u shpreh Zonja Çausholli.

Ajo shtoi se rojet e kompanisë private nuk janë të armatosur, ndaj nuk mund të ndërhynin. E vetmja  forcë e armatosur në aeroport është policia, ndaj përgjegjësia më e madhe bie mbi policisë, u shpreh drejtoresha Çausholli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>