Të mërkurën ka nisur vaksinimi i punonjësve të transportit publik. Sot pritet të vaksinohen 14 mijë punonjës.
Punonjësit e këtij sektori kanë qënë të parët të cilët kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të kontaktit me njërëz të shumtë.
Deri më tani janë vaksinuar 736,365 qytetarë, ndërsa vendi ka më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID. Qeveria pohoi disa javë më parë se synon të vaksinojë 1 milion njërëz brenda qershorit.