Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta vendosi përfundimin e hetimeve për të, më 26 maj. Anëtarët vendosën dorëzimin e raportit të plotë hetimor të premten, më 28 maj.
Në raport do të administrohen të gjitha deklaratat dhe daljet publike të Metës.
Ky komision u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë, me justfikimin se Presidenti ka shkelur detyrimin e paanësisë të caktuar në Kushtetutë.