Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 23 qershor padinë e Shoqatës së Kryebashkiakëve të Shqipërisë për interpretimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kryetarja e shoqatës, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dorëzoi në qershor 2019 kërkesën.
Presidenti i shtyu zgjedhjet pasi opozita i kishte bojkotuar ato me pretendimin se qeveria nuk garantonte dot proces të rregullt.
Gjykata Kushtetuese ka nisur punën pas një ngërci prej më shumë se 2 vitesh, për shkak të nisjes së procesit të vetingut. Gjatë kësaj kohe në gjykatë u dërguan disa çështje rëndësi të veçantë pasi kanë edhe implikime politike.