Meta dhe Bashkia Tiranë përplasen për shembjen e banesave në Zall Herr dhe Kombinat

Nga Exit News
Meta dhe Bashkia Tiranë përplasen për shembjen e banesave në Zall Herr dhe Kombinat

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Bashkinë Tiranë për shembjen e banesave në Zall Herr dhe në zonën e Kombinatit në mungesë të transparencës. Ai i bëri thirrje autoriteteve të tërhiqen nga këto përpjekje.

“Pronarët nuk janë njoftuar nga autoritetet se çfarë fati i pret pasuritë e tyre dhe se si ata do të trajtohen nga shteti.

U bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive, për garantimin e pronës private të çdo qytetari, siç Kushtetuta e parashikon në nenin 41 të saj, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave të tjera të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”.

Kjo akuzë u hodh poshtë nga Bashkia Tiranë. Në një njoftim për shtyp, Bashkia e akuzoi Presidentin për minim të procesit:

“Yshtja e militantëve të LSI-së, që hiqen gjoja si banorë të zonës, për t’i siguruar Presidentit postimin dhe lajmet e radhës në portale, është e turpshme, kriminale dhe duhet të ndiqet nga organet hetimore”.

Bashkia nuk bëri publike asnjë dokument mbi të cilin ka bazuar shembjen e ndërtesave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>