Një 19-vjeçar u plagos me amë zjarri të enjtën, pas një konflikti të çastit me një person tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15.45, afër Kompleksit Olimpik, në rrethana ende të paqarta.
Shtetasi i plagosur R. K. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në një moment të dytë, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes, Klajdi Kodra dhe po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.