Bashar al-Assad ka fituar një mandat të katërt presidencial në Siri. Sipas rezultateve të zgjedhjeve, Assad ka fituar mbi 95 përqind të votave.
Qeveria njoftoi se më shumë se 12 mijë qendra votimi ishin ngritur në të gjithë vendin për zgjedhjet e 26 majit.
Në Sirinë verilindore nuk u votua, pasi ai rajon kontrollohet nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-ja. Zgjedhjet nuk u organizuan as në provincën veriperëndimore të Idlibit, bastioni i fundit i rebelëve në Siri.
Zgjedhjet në Siri u kundërshtuan nga shumë vende perëndimore të cilat mbajnë një numër të madh të refugjatëve sirianë.
Ata i quajtën mashtrim zgjedhjet dhe nuk lejuan refugjatët të votonin në ambasada.