Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se një 88-vjeçare nga Saranda humbi jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar numërohet rreth 132,297 persona, teksa mbeten 633 raste aktive.
Numri zyrtar i viktimave në vend është 2449.
Statistika (29 Maj 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 118
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3255
Testime totale 715,526
Raste pozitive 132,297
Raste të shëruara 129,215
Raste Aktive 633
Humbje jete 2,449
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 291
Korçë 83
Shkodër 73
Vlorë 33
Elbasan 32
Berat 36
Lezhë 27
Gjirokastër 19
Fier 11
Kukës 10
Durrës 14
Dibër 4