Kryeministri britanik Johnson martohet në një ceremoni të fshehtë

Kryeministri britanik Johnson martohet në një ceremoni të fshehtë

Kryeministri britanik Boris Johnson u martua me të fejuarën e tij Carrie Symonds në Katedralen Westminster të shtunën,

Ngjarja nuk ishte njoftuar paraprakisht dhe mediat britanike raportojnë se edhe të ftuarit u vunë në dijeni në momentin e fundit.

Njoftimi zyrtar u lëshua vetëm të dielën nga zyra e kryeministrit britanik.

Kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në katedralen Westminster,” deklaroi zyra e Johnson.

Por nuk ngelet me kaq sepse çifti Johnson ka në plan të mbajë një tjetër dasmë në të ardhmen.

Çifti do të festojë martesën me familjen dhe miqtë verën e ardhshme,” shtoi zyra e shtypit.

Lajmi i fundit përkon me fjalët që qarkullonin në fillim të muajit se ftesat e dasmës që iu ishin dërguar miqve dhe familjes, kishin si datë martese korrikun e 2022.

Kjo është martesa e tretë për Johnson, i cili vitin e kaluar priti edhe një djalë me të fejuarën Symonds.

Në ceremoninë private nuk besohet të kenë qënë më shumë se 30 pjesëmarrës, për shkak të kufizimeve të COVID-19 në vend.

Katedralja u mbyll në 01:30 pasdite të shtunën dhe Symonds mbërriti 30 minuta më vonë në një limuzinë.

Martesa vjen në një moment të vështirë politik për Johnson, i cili akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>