Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se një 61-vjeçar nga Prrenjasi, humbi jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 2 170 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.
Numri zyrtar i viktimave në vend është 2450.
Statistika (30 Maj 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 93
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,170
Testime totale 717,696
Raste pozitive 132,309
Raste të shëruara 129,308
Raste Aktive 551
Humbje jete 2,450
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 237
Korçë 75
Shkodër 67
Vlorë 31
Elbasan 29
Berat 37
Lezhë 25
Gjirokastër 16
Fier 7
Kukës 9
Durrës 14
Dibër 4