Kanadaja zgjat datën e skadencës së vaksinave AstraZeneca

Kanadaja zgjat datën e skadencës së vaksinave AstraZeneca

Agjensia e Shëndetit në Kanada aprovoi të shtunën një zgjatje të datës së skadencës për dy grupe të vaksinës AstraZeneca.

Sipas saj, zgjatja e afatit të ruajtjes me 30 ditë, nga 31 maj 2021, deri më 1 korrik 2021, u mbështet në prova shkencore.

Më parë agjensia ka aprovuar zgjatjen me gjashtë muaj të afatit të skandencës për një tjetër grup vaksinash AstraZeneca.

Më 27 maj 2021, kompania AstraZeneca bëri një prezantim për Agjensinë e Shëndetit në Kanada që dëshmonte stabilitetin e produktit.

Njëkohësusht, ajo ofroi të dhëna të modelimit matematikor që demonstronin se cilësia, siguria dhe efikasiteti i dy dozave mund të zgjateshin me një deri në shtatë muaj shtesë.

“Ky ndryshim do të sigurojë që provincat dhe territoret të jenë në gjendje të përdorin inventarin e tyre ekzistues dhe t’u sigurojë kanadezëve akses në dozat e nevojshme të vaksinës”, shkruan agjensia në njoftim.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>