Kina lejon çiftet të kenë deri në tre fëmijë

Kina lejon çiftet të kenë deri në tre fëmijë

Kina do të lejojë çiftet të kenë deri në tre fëmijë. Ky vendim u miratua gjatë një takimi të byrosë politike më 31 maj që u kryesua nga presidenti Xi Jinping, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Për pothuajse katër dekada në Kinë çifteve u lejohej të kishin vetëm një fëmijë. Kjo ishte një nga rregullat më të rrepta të planifikimit familjar në të gjithë botën.

Në vitin 2016, Qeveria lejoi çiftet të kishin deri dy fëmijë.

Masa u mor për shkak të shqetësimeve për plakjen e fuqisë punëtore dhe ngecjen ekonomike. Gjatë 2020 popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë që nga vitet 1960, duke arritur në 1.41 miliardë. Megjithatë, Kina mbetet vendi më i populluar në botë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>