Shqipëria ka kërkuar korrigjim të vendimit të gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar, ICSID, për pagesën e 111 milionë eurove dëmshpërblim për prishjen e kontratës për hidrocentralin e Kalivaçit, me kompaninë e Francesco Becchetit. Kjo kërkësë u regjistrua në 26 maj 2021, në gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, nga Sekretari i Përgjithshëm i Arbitrazhit.
Ndërkohë, Avokatura e Shtetit ka hapur tender për firmën ligjore e cila do të mbrojë vendin në këtë çështje.
Çfarë do të thotë korrigjim i vendimit:
Është e paqartë se për çfarë korrigjimi bëhet fjalë. Zakonisht korrigjimet lidhen me gabime në llogaritjen ose mënyrën e argumentimit të dëmshpërblimit, ose kur është zbardhur gabim vendimi i gjykatës.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia, që të ketë fakte të reja të cilat vënë në diskutim të gjithë vendimin.
Korrigjimi nuk është apelim, ai lidhet vetëm me korrigjime të vogla.
Historiku:
Vendimi për dëmshpërblimin u morr më 2 prill 2021 nga Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore.
Sipas vendimit të ICSID, qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.
Beccheti ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Shqipërisë në Austri, deri në likujdimin e detyrimit nga shteti shqiptar.
Duke filluar që nga vitit 2014, Beketi dhe kompanitë e tij kane hapur një sërë çështjesh kundër Shqipërisë pranë arbitrzhit dhe gjykatave ndërkombëtare.
Janë hapur dhe zhvilluar katër proces arbitazhi prej të cilave 3 janë fituar nga Shqipëria ndërsa çështja për konfiskimin e aseteve u humb dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë Becchettit 111 milionë euro.