Partia demokratike propozoi sot një formulë të re për të zbatuar rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias, duke i hapur rrugë miratimit të draft-reformën në drejtësi.
Sipas Kryetarit të PD-së Lulzim Basha – PD kërkon ngritjen e një komisioni Ad Hoc me 12 deputetë, gjashtë nga opozita dhe gjashtë nga pozita. Secili deputet të votojë një gjyqtarë të përzgjedhur më parë nga Komisionet përkatëse dhe lista me 12 gjyqatrët të votohet në Parlament me 2/3 e votave.
Zoti Basha deklaroi se ky variant i është bërë i ditur edhe shumicës më 24 Qershor, por shumica ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë propozim.