Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 2 325 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 18 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 103 382 raste.
Mbeten 1 822 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 447 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 243 pacientë kanë humbur jetën.