Minsitria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, në të njëjtin interval kohor u kryen 3 057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.
Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.
Mbeten ende 379 raste aktive.
Statistika (2 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,057
Testime totale 726,739
Raste pozitive 132,351
Raste të shëruara 129,521
Raste Aktive 379
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 128
Korçë 63
Shkodër 59
Berat 33
Lezhë 25
Elbasan 23
Vlorë 13
Gjirokastër 14
Durrës 6
Kukës 6
Fier 4
Dibër 5