Gjermania do të rrisë rezervat e vaksinave për pandemitë e ardhshme

Nga Exit News
Gjermania do të rrisë rezervat e vaksinave për pandemitë e ardhshme

Gjermania planifikon të rrisë rezervat vjetore të vaksinave, për të parandaluar një pandemi të ardhshme.

Ajo do të paguajë prodhuesve të vaksinave për të ashtuquajturat kontrata të gatishmërisë pandemike, për një afat pesë-vjeçar, sipas Reuters.

Lajmi u dha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, i cili shtoi se synohej që të rritej me 600-700 milion doza në vit kapaciteti i vaksinave në mënyrë që “të mund të aktivizohen shpejt, nëse ndodh më e keqja “.

Gjermania dëshiron të rrisë prodhimin vendas të vaksinave në mënurë që në një të ardhme, të mos jetë e varuar nga vende të tjera.

Kontratat do të ndihmojnë në ruajtjen e njohurive të marra gjatë pandemisë, në mënyrë që herën tjetër “të mos kemi nevojë ta rrisim prodhimin nga zero në 100,” deklaroi për gazetarët Christoph Krupp, kreu i Task-forcës së prodhimit të vaksinave.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>