Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se, për të pestën ditë radhas, Kosova nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë, nga testimi i 2 955 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 12 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 103 564. raste.
Mbeten 1 682 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 459 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 243 pacientë kanë humbur jetën.