Dy turistë të huaj kanë humbur në Valbonë, që prej të enjtes, sipas njoftimit të Policisë. Turistët janë me shtetësi ruse dhe suedeze.
Ata ishin nisur nga Rragmi në Valbonë drejt Thethit. Telefonat e tyre janë te fikur.
Policia e Shkodrës njoftoi se ka nisur kërkimet që të enjten në darkë.