Kina miraton përdorimin e vaksinës Sinovac për fëmijët

Nga Exit News
Kina miraton përdorimin e vaksinës Sinovac për fëmijët

Kina miratoi përdorimin emergjent të vaksinës SInovac të Covid-19 për fëmijët nga mosha tre deri në 17 vjeç, sipas Reuters, të premten.

Në Kinë u administruan 723.5 milion doza të vaksinave që nga 3 qershori për të gjithë personat 18 vjeç e lartë. Por të miturit nuk kanë përparësi në krahasim me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të krijojë përgjigje imune tek pjesëmarrësit tre deri në 17 vjeç.

Edhe vaksina e  prodhuar nga kompania Sinopharm po paraqet të dhëna për përdorim tek grupet e reja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>