Johnson në samitin e G7: Të vaksinojmë gjithë botën kundër COVID deri në fund të 2022

Nga Exit News
Johnson në samitin e G7: Të vaksinojmë gjithë botën kundër COVID deri në fund të 2022

Kryeministri britanik Boris Johnson do të kërkojë nga udhëheqësit e vendeve të grupit G7 të angazhohen për të vaksinuar njerëzit në gjithe botën kundër Covid-19 deri në fund të vitit 2022, raporton BBC.

Johnson do të prezantojë objektivin për vaksinimin global në një samit të grupit G7, të ekonomive të përparuara të botës, që do të nisë të premten.

Përpara samitit, i cili do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar nga 11 deri në 13 qershor, Johnson tha se do t’u kërkojë homologëve të tij “të ngrihen në lartësinë e sfidës më të madhe të epokës së pasluftës” duke “vaksinuar botën deri në fund të vitit të ardhshëm “.

“Unë po u bëj thirrje miqve të mi udhëheqës të G7 të bashkohen me ne për t’i dhënë fund kësaj pandemie të tmerrshme dhe të zotohemi se nuk do të lejojmë kurrë që shkatërrimi i shkaktuar nga koronavirusi të ndodhë përsëri,” tha ai.

Një arritje e tillë do të ishte “arritja më e madhe në historinë mjekësore”, shtoi Johnson.

Samiti do të jetë takimi i parë ballë për ballë i liderëve të G7 që nga fillimi i pandemisë dhe vizita e parë e Presidentit të SHBA, Joe Biden në Britani që nga marrja e detyrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>