Katër persona gjetën vdekjen të dielën për shkak të një aksidenti në magjistralen Ferizaj-Shtime.
Aksidenti ndodhi në orën 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt mes dy automjeteve, sipas raportimit të Radio Evropa e Lirë, që citon njoftimin e Policisë së Kosovës.
Përveç viktimave, pati edhe një person të lënduar, i cili u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritet vendase.