Banorët e Lumasit përplasen me policinë për burimin e Sinecit

Nga Exit News
Banorët e Lumasit përplasen me policinë për burimin e Sinecit

Banorët Lumas në Kuçovë u përplasën sërish të hënën me policinë pranë kanionit të Sinecit, pasi kërkojnë ndalimin e punimeve për marrjen e ujit nga burimi i Sinecit për të furnizuar 7 fshatra të Bashkisë Kuçovë. Përplasja ka kaluar në dhunë. Banorët po protestojnë për të 20 ditën radhazi.

Kanioni i sinecit (Saraselit) apo i ashtuquajturi “syri i kaltër” i Beratit është një pasuri natyrore. Në dhjetor 2002, ai u shpall me vendim qeverie monument natyre, për shkak të shumëllojshmërisë së bimëve e specieve të ndryshme.

Por në vitin 2019, qeveria Rama e shfuqizoi këtë vendim duke i hequr Kanionit të Sinecit mbrojtjen si “monument natyror” dhe duke i hapur rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij.

Menjëherë pas heqjes së mbrotjes, u hartua projekti për marrjen e ujit me tubacioni për të furnizuar me ujë disa fshatra të zonës, çfarë do të shkatërrojë jo vetëm bukurinë natyrore por edhe florën dhe faunën.

Në një deklaratë të 21 majit, Bashkia Kuçovë ka deklaruar se ndërtimi i ujësjellësit “nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit, pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët”.

Punimet për ujësjellësin po kryhen nga kompania Salillari , e cila fitoi në muajin shkurt kontratën prej mbi 354 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>