Basha takon Konjufcën: Mbështesim integrimin e Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Basha takon Konjufcën: Mbështesim integrimin e Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua të hënën me krytarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në një komunikim të mëpassëhm me gazetarët, Basha u shpreh se me Konjufcën kishin biseduar për sfidat e zhvillimit të Kosovës, si dhe pandeminë.

Ai shtoi se për Partinë Demokratike ngelet prioritet vazhdimi i njohjes dhe integrimi euroatlantik i Kosovës.

Basha u shpreh se për të “ngelet prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut Serbi-Kosovë, me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve”.

Konjufca, nga ana e tij dekalroi se Kosova në dialogun me Serbinë përballet me përpjekjet e kësaj të fundit për ta destabilizuar përmes një entiteti serb brenda Kosovës.

Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e PD-së dhe përsëriti se vetëm duke patur pozicion të njëjtën dy shtetet shqiptare mund të kenë sukses.

Me zëra të ndarë, të fragmentuar, me qëndrime kundërthënëse, të cilat kanë ndodhur ndonjëherë, kemi përjetuar vetëm dëme,” përfundoi Konjufca.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>