Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë me vëllain e tij në fluturimin e parë me ekuipazh me njerëz të kompanisë së tij hapësinore, Blue Origin.
Në një postim në Instagram, tha se fluturimi në hapësirë ishte diçka që ai kishte dashur “gjithë jetën” ta bënte.
“Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim,” shkroi ai në postimin në Instagram. “Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”.
Blue Origin gjithashtu ka nxjerrë në ankand një vend tjetër, për dikë që do të bashkohet me vëllezërit Bezos në fluturimin inaugurues.
Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë sipas Forbes me një pasuri prej 186.2 miliardë dollarë.
Ofertat për një vend në Neë Shepard – emri i anijes së Blue Origin – kishin arritur 2.8 milion dollarë kur Bezos njoftoi planin e tij për të dalë në hapsirë.
Sipas Blue Origin, kompania ka në plan të nisë udhëtarët e saj më shumë se 100 km mbi sipërfaqen e Tokës, duke i lejuar ata të përjetojnë mikrogravitet. Kapsula me gjashtë anije do të kthehet në Tokë e ndihmuar me parashuta.