Gjermania është e gatshme të nis bisedimet më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut “nëse ato tregojnë se i marrin seriozisht reformat dhe shtetin e së drejtës”.
Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, në një konferencë për shtyp pas takimti të ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit, më 8 qershor.
“Ne duhet të japim një platformë këtyre vendeve që të vazhdojnë drejt integrimit”, u shpreh Ministri Maas. Ai u shpreh se Gjermani po punon për të mundësuar hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për këto vende, në gjysmën e dytë të vitit:
“Gjatë presidëncës tonë kemi ndërmjetësuar për zgjidhjen e problemeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pa rezultat. Dhe ne duam të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare në gjysmën e dytë të këtij viti. Unë mendoj se do të kemi sukses në arritjen e kësaj.
Ne kemi qënë të qartë se përpjekja për kryerjen e reformave në këto vend do të mbështet, si shteti i së drejtës e lufta kundër krimti të organizuar. Vendet duhet të vazhdojnë reformat për luftën kundër korrupsionit, që të krijojnë mundësinë që paratë e BE-së të investohen në këto reforma”.
Ndërsa për investimet kineze dhe ruse në këto vende, Maas u shpreh se kjo nuk “do të thotë se Kina po rrit ndikimine saj në rajon ose në këto vende”.
“Ne duhet të ofrojmë alternativën tonë për Ballkanin Perëndimor, dhe pikërisht ky ëshët qëllimi i Procesit të Berlini”, përfundoi Maas.