Qeveria e re e Izraelit do të betohet të dielën nëse merr votë besimin, tha kryetari i parlamentit Yariv Levin në një deklaratë për median të martën.
Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij, përfshirë Levin, janë duke u përpjekur të pengojnë formimin e qeverisë së re, nga Naftali Bennett dhe Yair Lapid, udhëheqësi kryesor i opozitës .
Bennett dhe Lapid duhet të paraqesin marrëveshjen e tyre përfundimtare të koalicionit 24 orë para votimit në parlamentin e Izraelit. Kjo i jep partisë Likud të Netanyahut më shumë kohë për të shqyrtuar dhe kritikuar marrëveshjen me shpresën për të bindur anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit të ri për ta braktisur atë.
Netanyahu ka bërë presionin mbi anëtarët e partisë së Bennett, të cilët janë shumë më afër tij ideologjikisht sesa me partnerët e tyre të rinj të koalicionit. Përkrahësit e Netanyahut kanë protestuar para shtëpive të tyre dhe disa nga aleatët e Bennett u kërcënuan me vdekje.
Nëse qeveria e re merr votëbesimin, Izraeli do të ketë një kryeministër të ri pas 12 viteve.