Auckland në Zelandën e Re është emëruar qyteti më i jetueshëm në botë, nga një renditje e përvitshme e “The Economist” që është ndikuar më së shumti nga pandemia COVID19.
Studimi i Njësisë së Inteligjencës së The Economist renditi 140 qytete duke përdorur si faktorë stabilitetin, infrastrukturën, arsimin dhe qasjen në kujdesin shëndetësor.
Por pandemia ka qenë faktori përcaktues në listën e këtij viti. Masat e bllokimit dhe kufizimet në lëvizje gjithashtu ulën indeksin e jetueshmërisë në shumë qytete.
Kjo nënkupton që qytetet evropiane kanë rënë në renditje ndërsa ato në Australi, Japoni dhe Zelandën e Re u ngritën.
Vendet ishullore iu përgjigjën me shpejtësi shpërthimit të koronavirusit dhe ishin në gjendje të minimizojnë rastet dhe të lirojnë kufizimet.
Auckland kryesoi listën i ndjekur nga Osaka në Japoni, Adelaide në Australi, Ëellington në Zelandën e Re dhe kryeqyteti japonez Tokio.
Dhjetë qytetet më të jetueshme në 2021:
1. Auckland, Zelanda e Re
2. Osaka, Japoni
3. Adelaide, Australi
4. Uellington, Zelanda e Re
5. Tokio, Japoni
6. Perth, Australi
7. Cyrih, Zvicër
8. Gjenevë, Zvicër
9. Melburn, Australi
10. Brisbane, Australi
“Auckland u ngrit në krye të renditjes për shkak të qasjes së tij të suksesshme në kontrollin e pandemisë Covid-19, e cila lejoi shoqërinë e saj të qëndronte e hapur” thonë autorët e studimit.
Qytetet evropiane dolën dobët në renditjen e këtij viti. Tetë nga dhjetë rëniet më të mëdha në renditje janë qytete evropiane.
Vjena ra nga vendi i parë në të 12-in. Kryeqyteti austriak kishte udhëhequr listën për disa vjet.
Por Hamburgu në Gjermaninë veriore pati rënien më të madhe me 34 vende.
Damasku mbetet qyteti ku jeta është më e vështirë, kryesisht për shkak të luftës civile të vazhdueshme të Sirisë.
Dhjetë qytetet më pak të jetueshme në 2021:
1. Damask, Siri
2. Lagos, Nigeri
3. Port Moresby, PNG
4. Daka, Bangladesh
5. Algjer, Algjeri
6. Tripoli, Libi
7. Karaçi, Pakistan
8. Harare, Zimbabve
9. Douala, Kamerun
10. Karakas, Venezuelë